Historiku

Ёshtë aty për t’ju dhuruar Ju, miqve, familjareve tuaj aromë të vërtetë kafeje!

Coffee club sh.p.k është themeluar në vitin 2003 me një mision të përcaktuar qartë, për të ofruar Cilësi – Shërbim – Kualitet – Garanci – Komoditet.
Si Distributor Eksluziv i produkteve Lavazza (në Itali me një eksperiencë 120 vjeçare), ne përcjellim të njejtat vlera në të gjithë Shqipërinë dhe Ballkanin.
Coffee Club Sh.p.k që nga data e themelimit e në vazhdim ka ofruar në treg nje shumllojshmëri makinetash (ekspresë kafeje me kapsulë) dhe një gamë të gjerë të produkteve “Lavazza” duke  ardhur sa më pranë kërkesave të konsumatorëve dhe duke i vënë në kontakt personat me njëri-tjetrin nëpermjet (të të famshmes kohë) “5 minuta pushim per 1 kafe” nën moton: Në shtëpi dhe në zyre njesoj si në bar!

-Në vitin 2003 Coffee Club Sh.p.k filloi aktivitetin e saj me Lavazza Esspresso Point (sistem për përgatitjen e kafesë ideale për zyra dhe aktivitete tregtare) në Tiranë dhe në filiale të tjera që mbulojnë aktivitetin në gjithë qytetet e Shqipërisë.

-Në vitin 2004 biznesi zhvillohet duke plotësuar kërkesat e tregut në shërbimin ndaj familjeve.

-Në vitin 2006 Coffee Club ofron Lavazza Blue me tipologji të ndryshme të aparateve të kafesë për biznese të vogla e të mëdha, zyra e institucone, ideal për një pushim të plotë nëpërmjet  futjes në treg të distributorëve automatikë me permasa të vogla e rendiment të lartë dhe një gamë të gjerë të të gjitha produkteve (pije te ftohta, te ngrohta dhe snack ).
-Në vitin 2008 Coffe Club “Lavazza” sjell per herë të parë në treg sistemin “HO.RE.CA “ që funksionon me kapsulë për hotele, restorante tradicionale, piceri, kioska, bare, restorante etnike,etj  nëpërmjet ekspresëve profesionalë. Avantazhet e këtij sistemi ekspresë “Lavazza Blu” janë:

1.Shërbimi
2.Thjeshtësia dhe prakticiteti i prodhimit
3.Gama dhe inovacioni
4.Cilësia

-Në  vitin 2010 Coffee Club Shpk  bën investimin e rradhës duke përqëndruar biznesin në nje subjekt modern sipas parametrave ndërkombëtare lidhur me normat higjeno-sanitare etj...(kliko pamje godines)lightbox[nothumb]Coffee Club

-Sot Coffee Club falë nje rrjeti shpërndarës që drejtohet nga një sistem informatik, garanton një shërbim të shpejtë dhe efikas.

-Historia e Coffee Club Lavazza është historia e një udhëtimi që mban aromë kafeje, është eksplorim ku te gjitha shqisat përfshihen.